Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Futboll

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Më: 26 mars 2026 Në ora: 23:20
Franco Foda

Kosova e arriti një fitore historike në Bratisllavë kundër Sllovakisë me rezultat 2:4.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Franco Foda.

Ai deklaroi se nga nesër do të nisin të përgatiten për kundërshtarin e radhës.

“Njëherë do ta shijojmë këtë fitore e nga nesër do të nisim të përgatitemi për kundërshtarin e radhës.

Në shtëpinë tonë, me këtë publik, me këtë atmosferë, me këtë eufori shpresojmë se do të fitojmë”, deklaroi Foda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat