Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Angli

Futboll

Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Angli

Më: 19 prill 2026 Në ora: 12:24
Pamje nga ndeshja

Lorent Tolaj është bomberi shqiptar që shpërtheu në këtë sezon të “League One”, e cila është ndryshe edhe kategoria e tretë për nga rëndësia në futbollin anglez.

Sulmuesi i lindur në Zvicër realizoi sërish për Plimuth, që dje fitoi 1 me 3 ndaj Uimbëlldon.

Për të ishte goli i 17-të në kampionat ku regjistron edhe pesë asistime për 26 ndeshje të luajtura. Në “EFL Trophy” gjatë këtij sezoni numëron edhe katër gola të tjerë në katër ndeshje.

Shifrat e tij janë mbresëlënëse. Kujtojmë se 24-vjeçari ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa gëzon mundësinë që të përfaqësojë edhe Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat