Gjermanët pa koment, shqiptarët e Kosovës nuk ndalen

Futboll

Gjermanët pa koment, shqiptarët e Kosovës nuk ndalen

Nga: K.Goca Më: 25 prill 2026 Në ora: 19:59
Fisniik Asllani

Skuadra e TSG Hoffenheim ka fituar me rezultat 2:1 në udhëtim tndaj Hamburger SV, në ndeshjen e javës së 31-të të Bundesliga !.

Tre reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, e nisën takimin nga minuta e parë dhe dhanë kontribut të madh në epërsinë e skuadrës së tyre.

Asllani realizoi golin e parë në minutën e 18-të, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një krosim në zonë dhe duke e dërguar topin me qetësi në këndin e poshtëm të portës.

Sipas mediave gjermane, në veçanti “Kicker”, rasti i parë i vërtetë i Hoffenheimit përfundoi me gol:

“Një krosim perfekt në qendër te Asllani, i cili ishte plotësisht i pamarkuar. Sulmuesi e dërgoi topin me qetësi në këndin e poshtëm”, shkruan mediumi gjerman.

Në minutën e 45-të, Hajdari asistoi, ndërsa Lemperle shënoi nga afërsia për rezultatin 2:1.

Për udhëtuesit shënuan Asllani 18', Lemperle 45' dhe për Hamburgun Glatzel 34'- penallti.

Asllani është zëvëndësuar në minutën e 64-të.

Asllani është zëvëndësuar në minutën e 64-të.Asllani deri me tash ka shënuar 10 gola në kampionatin gjerman.

Pas javës së 31-të, Hoffanheim është në vend të katërt me 57 pikë e Hamburgu në të 14-tin me 31 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat