Stiven Shpendi u shndërrua në heroin e Empolit në barazimin 2;2 të arritur ndaj Monzës.
Falë dopietës së sulmuesit shqiptar, skuadra e Empolit, arriti të shpëtonte nga rënia nga kategoria, teksa e mbylli kampionatin në vendin e 15-të të renditjes.
22-vjeçari golin e parë e shënoi në sekondën e 32-të, ndërkohë që vendasit e përmbysën rezultatin me Petanjën dhe Deli Carrin.
Për golin e barazimit, që solli edhe pikë e artë të mbijetesës mendoi sërish Stiveni në minutën 90+1.
Falë kësaj dopiete, Stiven Shpendi u rendit në vendin e katërt në listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 2 asiste, 3 më shumë se vëllai i tij Kristian Shpendi, që u rendit në vendin e tetë.