KF Shkëndija e Haracinës do të zhvillojë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme jo vetëm të këtij sezoni, por edhe gjatë gjithë historisë së saj të lavdishme-atë kundër liderit Bregallnica në Shtip, sot, e diel, me fillim nga ora 16:00, duel ky që zhvillohet në kuadër të javës së 28-të në Ligën e dytë maqedonase.
Para kësaj ndeshje vendimtare për titullin kampion dhe ngjitjen në elitën e futbollit vendor, kapiteni Amir Nuhija në një prononcim për Open-TV tha se atmosfera në grup është fantastike.
“Në Shtip jemi nisur për fitore. Atmosfera është shumë e mirë dhe do të mundohemi që përparsitë tona t’i shfrytëzojmë sa më shumë”, tha fillimisht Nuhija.
“Është e vërtetë që kemi një kundërshtar të forte, por unë ju premtoj Çlirimtarëve dhe të gjithë dashamirëve të Shkëndijës sonë se do të mundohemi me gjithë forcat tona të dalim fitmitar prej kësaj ndeshje”, tha ai.