Elbasani vazhdon të turpërohet nga fundi i tabelës, Tirana siguron mbijetesën m

Futboll

Elbasani vazhdon të turpërohet nga fundi i tabelës, Tirana siguron mbijetesën m

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:34
Tirana

Tirana ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 1-3, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e fundit të Abissnet Superiore.

Ky takim i siguroi mbijetesën Tiranës, që me Orges Shehin në krye e mbyll në vendin e gjashtë.

Tirana nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, ndërsa kaosi dhe dhuna nuk munguan duke parë Juxhin Xhajën që ta ndërpresë sfidën disa herë. Fillimisht Mysloviç, më pas Haxhiu dhe Tabeku ishin ata që i siguruan fitoren e parë bardhebluve ndaj klubit të AF Elbasanit.

Verdheblutë ndërkohë panë vetëm Arsen Kasën të shënonte një gol, por që nuk solli ndryshimin e fatit të sfidës. Ekipi i Ivan Gvozdenoviç i ka çuditur të gjithë në fundin e kampionatit, pasi regjistroi tre humbje me plot 9 gola të shënuar nga Vora, Bylisi dhe Tirana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat