Arbeloa nuk gjen ngushëllim: Jemi po aq të zemëruar sa tifozët tanë

Futboll

Arbeloa nuk gjen ngushëllim: Jemi po aq të zemëruar sa tifozët tanë

Më: 11 maj 2026 Në ora: 11:56
Alvaro Arbeloa

Ishte një mbrëmje e hidhur për trajnerin e Real Madridit, Alvaro Arbeloa në Camp Nou.

Pas humbjes kundër Barcelonës, ai foli për mediat teksa u ndal edhe tek një nga incidentet më të diskutuara siç ishte kontakti që përfshinte Xhud Bellingam.“Nga ajo që pamë, goditja ishte e qartë.

Duhet të kuptojmë pse VAR nuk ndërhyri”, tha Arbeloa, përpara se të pranonte meritat e kundërshtarëve: “Urime Barcelonës, loja shkoi mirë për ta menjëherë”.

Arbeloa iu drejtua gjithashtu pakënaqësisë së tifozëve:

“E kuptojmë zhgënjimin e tyre. Duhet të analizojmë se çfarë bëmë gabim. Jemi edhe ne të zemëruar.”

Pavarësisht sezonit të dështuar, trajneri i kërkoi ekipit të mos dorëzohej: “Po mbrojmë diçka më të madhe se vetja jonë, këtë stemë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat