Skandal: Neymar largohet gabimisht nga loja, referët nuk e lejuan të kthehej

Futboll

Skandal: Neymar largohet gabimisht nga loja, referët nuk e lejuan të kthehej

Më: 17 maj 2026 Në ora: 19:39
Neymar

Një moment i pazakontë dhe mjaft konfuz ka ndodhur në futbollin brazilian, ku protagonist u bë ylli brazilian Neymar gjatë ndeshjes së Santos.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gjithçka nisi nga një gabim i arbitrit të katërt në procedurën e zëvendësimit, çka bëri që Neymar të largohej nga fusha mes paqartësive dhe konfuzionit total.

Braziliani reagoi menjëherë ndaj situatës, duke marrë në dorë fletën e zëvendësimit dhe duke ua treguar kamerave për të dëshmuar se kishte ndodhur një keqkuptim gjatë procesit.

Pavarësisht protestave të Neymarit dhe reagimeve të stafit të Santosit, arbitrat nuk e lejuan futbollistin të rikthehej në lojë, duke shkaktuar debat të madh mes tifozëve dhe në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat