Ajax mbetet pa stadium për faj të yllit Harry Styles

Futboll

Ajax mbetet pa stadium për faj të yllit Harry Styles

Më: 18 maj 2026 Në ora: 12:49
Ajax mbetet pa stadium për faj të yllit Harry Styles

Një situatë e pazakontë dhe mjaft e ndërlikuar ka përfshirë gjigantin holandez Ajax, i cili është detyruar të largohet nga shtëpia e tij e zakonshme në Amsterdam për ndeshjet finale të sezonit.

Shkak për këtë është bërë turneu muzikor i yllit të popit, Harry Styles, i cili ka rezervuar stadiumin "Johan Cruyff Arena" për një seri koncertesh.

Pas barazimit pa gola ndaj sc Heerenveen, Ajax u kualifikua për në fazën "play-off" të Eredivisie, ku do të luftojë për një vend në arenën europiane, saktësisht në UEFA Conference League.

Ndeshjen gjysmëfinale kundër FC Groningen ata duhet ta luajnë si vendas të enjten e 21 majit, mirëpo dy nga koncertet e turneut të këngëtarit, "Together, Together", qëllon të mbahen pikërisht një natë përpara ndeshjeve të mundshme të klubit.

Përfaqësuesit e stadiumit dhe organizatorët e kalendarit pranuan se ky programim e ka bërë të pamundur zhvillimin e futbollit në kryeqytet:

"Ecuria e turneut dhe rezervimet e hershme e kanë bërë absolutisht të pamundur përshtatjen e stadiumit për futboll në këto data."

Për këtë arsye, Ajax është detyruar t'i zhvendosë ndeshjet në stadiumin "Kras Stadion" të FC Volendam, i cili ndodhet rreth gjysmë ore larg Amsterdamit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, vetë klubi i Volendamit është në mesin e një beteje tjetër të rëndësishme në të njëjtën kohë – asaj për mbijetesë në ligë kundër Willem II.

Kjo ka krijuar një mbingarkesë të vërtetë në kalendarin e stadiumit të tyre të vogël në qytezën e peshkatarëve, ku brenda pak ditësh do të vendoset fati i dy klubeve të ndryshme: njëri që lufton për të mbetur në elitë dhe Ajax-i që kërkon me çdo kusht Europën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat