Para spektaklit në qytetin shqiptar të Malit të Zi, përgatitet festa për rikthimin në elitën e futbollit 

Futboll

Para spektaklit në qytetin shqiptar të Malit të Zi, përgatitet festa për rikthimin në elitën e futbollit 

Nga: K.G. Më: 19 maj 2026 Në ora: 16:36
Otrant – Olympic

Otrant – Olympic dhe Grbalj luhet nesër (17.30) në kuadër të javës së 35-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi.

Otrant – Olympic kryeson me 68 piikë, ka 4 më shumë se Grbalj në vend të dytë.

Në prag të ndeshjes së së mërkurës ndaj rivalit kryesor Grbalj, në Ulqin mbretëron një atmosferë e vërtetë futbolli dhe pritje e madhe për festë.

Skuadra shqiptare Otrant - Olympic është shumë afër një sezoni të suksesshëm, pasi me një fitore në këtë takim, një xhiro para fundit të kampionatit do ta mbyllte një sezon shumë të mirë.

Në fakt, edhe një barazim do t’i mjaftonte ekipit nga Ulqini për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit malazez.

Presidenti i klubit shqiptar, Skëndo Rexha, ashtu si di ai, me shokë po organizojnë këtë ndeshje në mënyrën më të mirë dhe ën fund të festojnë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, të mërkurën në mbrëmje në qendër të Ulqinit pritet të organizohet festë e madhe për lojtarët dhe tifozët, si kurorëzim i një sezoni të madh për klubin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat