Liria e Prizrenit ka shkëlqyer me fitore bindëse 5:1 ndaj Dinamos në Ferizaj, në ndeshjen e javës së 34-t të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra nga Prizreni siguroi pjesëmarrjen në barazh, ku do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit. Në anën tjetër, Dinamo mbetet në barazh.
Liria e zgjidhi çështjen e fituesit shumë shpejt. Brenda 36 minutave të para, mysafirët realizuan plot pesë gola. Në minutën e 5-të, Diar Nikçi kaloi ekipin prizrenas në epërsi 0:1. Vetëm katër minuta më vonë, Useini realizoi për 0:2, ndërsa në minutën e 11-të Kurtaj me një realizim të bukur ngriti epërsinë në 0:3.
Diar Nikçi vazhdoi me paraqitjen fantastike dhe në minutën e 25-të realizoi edhe golin e tij të dytë personal për 0:4. Rezultatin përfundimtar 0:5 e vulosi Vigan Ademi në minutën e 35-të.
Në minutën e 59-të, Dinamo mbeti me një futbollist më pak, pasi Frederick Kesse u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër me këmbë në fytyrë ndaj Kurtajt të Lirisë.
Në Minutën e 86- të Kiçina dështoi nga penaltlia por topi mi kthyer shënoi Cakolli për 1:5.
Pas këtij rezultati, Dinamo përfundon sezonin në pozitën e katërt me 71 pikë, duke mbetur në barazh. Ndërkohë, Liria e mbyll kampionatin në vendin e tretë me po aq pikë dhe tashmë do ta kërkojë rikthimin në Superligë përmes barazhit.