Shifrat tregojnë pse dështoi Juventusi, në muajin e fundit ka shënuar vetëm i larguari

Futboll

Shifrat tregojnë pse dështoi Juventusi, në muajin e fundit ka shënuar vetëm i larguari

Më: 25 maj 2026 Në ora: 12:44
Spalleti dhe Vlahovic

Juventusi mbeti jashtë Ligës së Kampionëve. Një dështim i plotë, duke pasur parasysh objektivin e deklaruar në fillim të sezonit dhe të ndjekur gjatë gjithë sezonit. Ky dështim do të ketë pasoja në shumë aspekte të klubit, nga struktura e menaxhimit deri te vendimet për transferime, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim në stol.

Ka shumë arsye për këtë dështim, dhe klubi do të analizojë gjithçka në detaj. Por pa u thelluar në dinamikën jashtë fushës dhe pa u përqendruar në atë që skuadra ka bërë në ndeshjet e fundit vendimtare të sezonit, del në pah një fakt që ilustron vështirësitë e shënimit të skuadrës së Luçiano Spaletit.

Në maj, muaji vendimtar, i vetmi lojtar i Juventusit që shënoi ishte Dushan Vlahoviç. Serbi, pas një pushimi shumë të gjatë, shënoi në barazimin 1-1 me Veronën, pastaj në fitoren 1-0 kundër Leçes. Ai shënoi, por ishte në pozicion jashtë loje, në humbjen 2-0 kundër Fiorentinës, dhe pastaj dy gola të padobishëm të djeshëm në barazimin 2-2 me Torinon.

Një muaj, katër gola për Juventusin, katër gola të Dushan Vlahoviç. Një shenjë e vështirësive të bardhezinjve, por edhe vështirësive të dukshme të kësaj skuadre për të pasqyruar idenë e lojës së Luçiano Spaletit apo edhe dështimin e të gjithë emrave të afruar në merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat