Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.
“Nga kampionati shqiptar nuk është se kemi shumë lojtarë, sa i përket Kombëtares U-21, sepse ka pak. Ka pak, por këto që janë, janë cilësorë.
Më shumë i kemi nga jashtë.
Do të doja shumë që të kishim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, sepse është shumë e rëndësishme për ne, i kemi më afër dhe mund t’i ndjekim.
Por gjithsesi ky është një brez që nuk ka. Datëlindja 2004/2005 nga kampionati shqiptar janë shumë pak”, tha Bushi.