Rudiger arrin marrëveshje verbale me Real Madridin

Futboll

Rudiger arrin marrëveshje verbale me Real Madridin

Më: 26 maj 2026 Në ora: 16:33
Antonio Rudiger

Antonio Rudiger do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për të paktën një sezon tjetër.

Mbrojtësi gjerman ka arritur marrëveshje verbale me klubin madrilen për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2027.

Sipas raportimeve nga mediat pranë klubit madrilen, zyrtarizimi i marrëveshjes është shtyrë përkohësisht dhe pritet të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve për presidentin e ri të Real Madridit.

Rudiger kishte kërkuar fillimisht kontratë dyvjeçare, por ka pranuar politikën e klubit për lojtarët mbi 30 vjeç, të cilëve zakonisht u ofrohen rinovime nga një vit. Gjermani konsiderohet një nga liderët kryesorë të mbrojtjes madrilene dhe drejtuesit nuk duan ta humbin eksperiencën e tij.

Që nga transferimi nga Chelsea në vitin 2022, Rudiger është kthyer në një nga shtyllat kryesore të “Los Blancos”, duke fituar besimin e tifozëve me paraqitjet dhe karakterin e tij luftarak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat