Vinicius: Nuk kam asnjë nxitim për ta rinovuar kontratën me Real Madridin

Futboll

Vinicius: Nuk kam asnjë nxitim për ta rinovuar kontratën me Real Madridin

Më: 27 maj 2026 Në ora: 10:45
Vinicius

Vinicius Jr ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi në një intervistë për “CazeTV”, duke theksuar se nuk ka asnjë nxitim për rinovimin e kontratës, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027.

“Nuk kam nxitim për ta rinovuar kontratën. Kam kohë deri më 2027, kështu që kemi shumë për të diskutuar me Real Madridin, – u shpreh braziliani, duke shtuar se marrëdhënia me klubin dhe presidentin Florentino Pérez është shumë e mirë: – Klubi është i qetë, unë jam i qetë. Presidenti beson tek unë dhe unë besoj tek ai”.

Braziliani theksoi se është i lumtur në Madrid dhe e konsideron klubin “ëndrrën e tij”, duke shtuar se dëshiron të qëndrojë gjatë gjithë jetës, por pa nxitim për rinovim. Gjithashtu foli për përgjegjësinë si kapiten, duke e quajtur shiritin nder të madh në moshë të re.

Për sezonin, Vinicius pranoi zhgënjimin e mungesës së trofeve, duke theksuar gabimet në ndeshje të rëndësishme dhe nevojën që skuadra të rikthehet te fitoret, pasi “Real Madridi gjithmonë kthehet në majë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat