Koeman shpall listën e Holandës për Kupën e Botës, Timber dhe Depay brenda, mungon Frimpong
Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) ka publikuar listën prej 26 lojtarësh të përzgjedhur nga selektori Ronald Koeman për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli i Holandës dhe golashënuesi më i mirë historik i kombëtares, Memphis Depay, ka arritur të rikuperohet në kohë nga një dëmtim dhe është pjesë e skuadrës për turneun. Po ashtu, në listë është edhe mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber, pavarësisht dyshimeve të mëhershme për gjendjen e tij fizike.
Koeman ka ftuar gjithashtu Justin Kluivert të Bournemouth, i cili rikthehet pas një periudhe të gjatë me probleme dëmtimesh dhe pritet të ndihmojë në mesfushën sulmuese të “Oranje”.
Megjithatë, Holanda do të ketë mungesa të rëndësishme, pasi Xavi Simons nuk është në dispozicion për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar (ACL), ndërsa jashtë listës ka mbetur edhe Jerdy Schouten, kapiteni i PSV-së, i cili gjithashtu është i dëmtuar rëndë.
Një nga mungesat më të përfolura është ajo e Jeremie Frimpong, i cili nuk është përfshirë në listën finale të Koeman.
Lista
Portierë: Mark Flekken (Bayer Leverkusen), Robin Roefs (Sunderland), Bart Verbruggen (Brighton).
Mbrojtës: Nathan Aké (Manchester City), Denzel Dumfries (Inter),Jorrel Hato (Chelsea), Jurriën Timber (Arsenal), Micky van de Ven (Spurs), Virgil van Dijk (Liverpool), Jan Paul van Hecke (Brighton), Mats Wieffer (Brighton).
Mesfusha: Frenkie de Jong (FC Barcelona), Marten de Roon (Atalanta), Ryan Gravenberch (Liverpool), Justin Kluivert (Bournemouth), Teun Koopmeiners (Juventus), Tijjani Reijnders (Manchester City), Guus Til (PSV), Quinten Timber (Olympique Marseille).
Sulmi: Brian Brobbey (Sunderland), Memphis Depay (Corinthians), Cody Gakpo (Liverpool), Noa Lang (Galatasaray, Napoli), Donyell Malen (Roma), Crysencio Summerville (West Ham), Wout Weghorst (Ajax).