Valmir Matoshi për herë të parë si lojtar i Kosovës: Është ndjenjë fantastike

Futboll

Valmir Matoshi për herë të parë si lojtar i Kosovës: Është ndjenjë fantastike

Më: 28 maj 2026 Në ora: 15:27
Valmir Matoshi

Valmir Matoshi ka folur për kamerat e FFK-së për herë të parë si futbollist i Kosovës.

Matoshi u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e fanellës “Dardane”.

“Ndjenjë shumë e mirë, ndjenjë që s’e kam përjetu ende.

Djelmoshat janë shumë të mirë, stafi shumë i mirë. Flasim me njëri tjetrin. Më duket sikur jam që një kohë të gjatë këtu.

Po ndihem shumë mirë.

“Të gjitha ndeshjet i kam shikuar. Ishim afër në kualifikime. Do jap maksimumin”, u shpreh Matoshi

Kujtojmë që Matoshi këtë sezon është shpallur kampion i Zvicrës me fanellën e FC Thun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat