Një tjetër trajner jep zyrtarisht dorëheqjen nga klubi i njohur

Futboll

Një tjetër trajner jep zyrtarisht dorëheqjen nga klubi i njohur

Më: 28 maj 2026 Në ora: 15:57
Serie A

Seria A po përjeton një fund sezoni me të vërtetë kaotik sa u përket trajnerëve, pasi ka lëvizje të njëpasnjëshme të tyre.

Pas shkarkimit të Alegrit, ka ardhur edhe dorëheqja e Sarrit, ndërsa sot listës iu shtua një tjetër emër i njohur.

Vinçenco Italiano, trajneri i Bolonjës, ka vendosur të largohet nga drejtimi ekipit të cilin në dy vitet e fundit e ktheu në një skuadër që luftonte për objektiva të rëndësishme e me të cilën siguroi edhe një fitore të Kupës së Italisë.

Trajneri ka bërë të ditur se nuk dëshironte të vazhdonte bashkëpunimin me klubin dhe palët kanë zgjidhur marrëveshjen me mirëkuptim. Italiano në fakt, nuk ka një vend pune të sigurt ende, pasi është në bisedime për t’u bërë trajner i ri i Napolit, por me këtë të fundit që po flet edhe me Masimiliano Alegrin.

Sa i përket Bolonjës, aty mund të përfundojë Paladino që po largohet nga Atalanta, Di Françesko ose Pioli, duke vazhduar rotacionin e pazakontë që po ndodh me trajnerët në këtë periudhë të vitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat