Kukësi fiton ndaj Butrintit në play-off dhe siguron qëndrimin në kategori

Futboll

Kukësi fiton ndaj Butrintit në play-off dhe siguron qëndrimin në kategori

Më: 28 maj 2026 Në ora: 23:26
Kukësi

Kukësi është skuadra që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27, pasi triumfoi 2:0 ndaj Butrintit në ndeshjen “play-off” të zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Kuksianët siguruan fitoren falë nga një goli në secilën pjesë të takimit.

Alisson zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të, ndërsa Abiodoun dyfishoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të.

Me këtë fitore, Kukësi siguron pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë për edicionin 2026/27.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat