Super talenti shqiptar në futboll, Erjon Salii, po bën bujë në Belgjikë dhe tashmë emri i tij ka hyrë seriozisht në radarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga Kombëtarja shqiptare vazhdon heshtja totale.
Në vetëm 20-vjeç, sulmuesi shqiptar po shkëlqen në ligën U21 të Belgjikës, ku deri tani ka realizuar 13 gola dhe renditet si golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.
Me paraqitje mbresëlënëse javë pas jave, talenti i tij po tërheq vëmendjen e të gjithëve, por pyetja që po shtrojnë tifozët shqiptarë është: si ka mundësi që Shqipëria vazhdon të “flejë” për një diamant të tillë?
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut duket gati t’i hapë dyert dhe t’i dërgojë ftesën e shumëpritur.