Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest pret sot finalen e Ligës së Kampioneve mes mbajtësve në fuqi të turneut, PSG, si dhe Arsenalit, që vjen në këtë ndeshje si i vetmi ekip i pamposhtur i edicionit.
Për PSG-në është mundësia që të konfirmohet si një nga skuadrat më të forta në historinë e turneut duke e fituar dy edicione radhazi atë.
Ndërsa për anglezët, ky është shansi i artë për të treguar se brezi aktual është më i miri që kanë pasur “topçinjtë” duke ia kaluar edhe skuadrës legjendare të Venger.
Luis Enrike e ka nisur ndeshjen me formacionin e zakonshëm sulmues, pasi Kvaratskhelia, Due dhe Dembele e nisin nga minuta e parë sfidën. Ndërkohë, Arteta ka menduar më shumë për një ekip të kujdesshëm në prapavijë, duke hedhur në fushë vetëm Trosard, Saka dhe Havertz në fazën sulmuese.