Shkëndija e Haraçinës përballet me Pelisterin, synon hyrjen në Ligën e Parë 

Futboll

Shkëndija e Haraçinës përballet me Pelisterin, synon hyrjen në Ligën e Parë 

Nga: K.Goca Më: 31 maj 2026 Në ora: 13:10
Shkëndija e Haraçinës

Sot nga ora 16:30 zhvillohen dy ndeshjet e barazhit për plotësimin e vendeve në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin 2026/27.

Në stadiumin e qytetit në Kavadar, skuadra shqiptare Shkëndija e Haraçinës përballet me Pelisterin, ndërsa në Manastir luajnë Brera Strumica dhe Skopje.

Fituesit e këtyre dy përballjeve do të sigurojnë pjesëmarrjen në elitë sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadrat humbëse do të luajnë në ligën e dytë.

Pelisteri dhe Brera e mbyllën kampionatin si skuadrat e vendit të tetë dhe të nëntë në elitë, ndërsa Skopje dhe Shkëndija përfunduan në pozitën e dytë dhe të tretë në ligën e dytë.

Ndeshjet
Kavadar: Pelisteri – Shkëndija 16.30 
Manastir: Brera – Skopje 16.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat