Shkëndija e Haraçinës ka shkruar një nga faqet më të ndritshme në historinë e klubit, duke siguruar promovimin për herë të parë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut pas triumfit në ndeshjen e barazhit.
Skuadra nga Haraçina triumfoi me penallti me rezultat minimal 6:5 ndaj Pelisterit të Manastirit, në sfidën vendimtare të zhvilluar në Kavadar, duke vulosur një sukses të jashtëzakonshëm për klubin që sezonin e mbylli në vendin e tretë të Ligës së Dytë.
Ndeshja përfundoi baras (1:1) dhe penalltitë vendosën fituesin.
Portieri Antonio Stolevski është trim i fitores së madhe të Shkëndijes.
Përballë kishte një kundërshtar me përvojë si Pelisteri, që e kishte përfunduar sezonin në pozitën e tetë në Ligën e Parë, por Shkëndija doli fituese.
Pelisteri e nisi më mirë takimin dhe krijoi rastet e para serioze.
Mirko Ivanovski provoi dy herë në minutat 20 dhe 35, por pa sukses.
Në anën tjetër, Shkëndija paralajmëroi rrezik në minutën e 38-të, kur Nuhija lëshoi një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra, por topi u ndal nga traversa, duke paralajmëruar atë që do të vinte më pas.
Momenti që ndryshoi gjithçka erdhi në minutën e 53-të.
Pikërisht Zani Nazifi realizoi golin për 0:1 të ndeshjes, duke ndezur festën te futbollistët dhe tifozët e Shkëndijës.
Pelisteri pati mundësinë më të mirë për t’u rikthyer në lojë në minutën e 66-të, por Ivanovski dështoi nga penalltia, ku e priti portieri Stolevski.
Në minutën e 90+8 traversa shpëtoi portën e Shkëndijes.
Në minutën e 90+8 Petkovski me kokë barazoi rezultatin 1:1.
Penalltitë, për Pelisterin shënuan Petroviq, Spirovski, Kerim, Ristevski, Boshkovski; dështuan Krstevski (e mbrojti portieri), Mrmachovski (e mbrojti portieri), Petkovski (mbrojti portieri) dhe për Shkëndijen Zharkovski, Livareka, Rushiti, Dimov, Adili, Dervishi dështoi Nuhija, (e mbrojti portieri), Zhoglev (godet shtyllën e majtë).
Shkëndija e Haraçinës, sezonin e ardhshëm do të garojë mes më të mirëve në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Në anën tjetër, Pelisteri largohet nga elita.