Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Futboll

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 09:04
Fatjon Bunjaku.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë.

Bunjaku së fundmi ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani.

Ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat