Kapiteni i Shkëndijës së Haraçinës, “vërshohet” nga ofertat!

Futboll

Kapiteni i Shkëndijës së Haraçinës, “vërshohet” nga ofertat!

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2026 Në ora: 11:35
Amir Nuhija

Afati kalimtar veror pritet të jetë e nxehtë për kapitenin dhe talentin e Shkëndijës së Haraçinës, Amir Nuhija, emri i të cilit po lidhet me disa klube të interesuara brenda Maqedonisë, Kosovës, madje edhe nga Turqia. 

Sipas informacioneve jozyrtare, interesimi për futbollistin është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në fanellën kuqezi të klubit nga Haraçina dhe suksesit historik-ngjitjes në Ligën e Parë, ndërsa në tavolinën e tij thuhet se kanë mbërritur disa oferta.

Madje, disa klube që synojnë të sigurojnë shërbimet e tij, janë gati të bëjnë hapa konkretë në ditët në vijim. 
Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, disa zëra po bëhen gjithnjë e më të fortë.

Në qarqet futbollistike përflitet se e ardhmja e vendos lojtarin në mesin e emrave më të përfolur të kësaj vere.

Nëse spekulimet rezultojnë të sakta, transferimi i tij mund të shndërrohet në një nga lëvizjet më interesante të afatit kalimtar, por me siguri përparësi do t’i jepet klubit të fëmijërisë-Shkëndija.

Për momentin mbetet gjithçka në fazën e pritjes, por një gjë është e sigurt: emri i talentit haraçinas ka nisur të qarkullojë fuqishëm në tregun e transferimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat