Blazh Slishkoviq veçon një lojtar të Kroacisë në Kampionatin Botëror

Futboll

Blazh Slishkoviq veçon një lojtar të Kroacisë në Kampionatin Botëror

Nga: K.Goca Më: 11 qershor 2026 Në ora: 15:45
Blazh Slishkoviq

Ish futbollisti Blazh Slishkoviq ka vlerësuar paraqitjet e Kroacisë në prag të Kampionatit Botëror 2026, duke theksuar se barazimi ndaj Anglisë i lë hapësirë optimizmit për të ardhmen.

Duke folur në podcastin e ‘Sport Centar”, Slishkoviq ka vlerësuar se grupi ku Kroacia luan ndaj Anglisë, Ganës dhe Panamasë nuk është aspak i lehtë.

Sipas tij, arma më e madhe e Kroacisë është Luka Modriçi, të cilin e sheh si lojtarin më të rëndësishëm të ekipit.

Ai theksoi se përvoja dhe prania e lojtarëve si Modriç i japin “vlerë shtesë” ekipit kombëtar dhe e forcojnë lojën e Kroacisë në përgjithësi.

“Vetëm prania e tij në fushë i jep ekipit një dimension tjetër dhe e rrit cilësinë e lojës së Kroacisë,” u shpreh Slishković, duke shtuar se trajneri Zlatko Daliç nuk ka zëvendësim të vërtetë për kapitenin e ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat