Elbasani i beson “çelësat” lojtarit nga kombëtarja fqinje

Futboll

Elbasani i beson “çelësat” lojtarit nga kombëtarja fqinje

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Para disa minutash, klub i i Elbasanit ka zyrtaizuar transferimin e portierit Igor Aleksovski.

Në sezonin që lamë pas, “gardiani” 31-vjeçar ishte titullar i padiskutueshëm te Flamurtari në Superiore, ndërsa numëron edhe 2 ndeshje me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë lëvizje në merkato, Elbasani gjen pasuesin e ish-portierit Martin Janacek.

Më shumë lehtësim për trajnerin Ivan Gvozdenovic në lidhje me  numrin “1”.

Fakti që Aleksovski e njeh Superioren, ia bën më të lehtë fazën e përshtatjes te verdheblutë. Në të kaluarën, protagonisti në fjalë ka luajtur edhe me bardheblutë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa titullin e vetëm në karrierë e ka me Vardarin, kampionatin..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat