Mbappe shënon dy gola
Kanadës, Brazilit, Paraguajt, Marokut e Norvegjisë, i bashkohet edhe Franca në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.
Franca ashtu siç pritej edhe ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Suedisë.
Franca ishte më e mirë, përveç tre golave, dy herë goditi edhe shtyllat e Suedisë.
Franca - Suedia 3:0
Stadiumi "MetLife" në New York.
Shikues: 82 000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues:Mbappe (45') e 74', Barcola (53').
Franca: Maignan; Digne (Hernandez 78'), Upamecano, Saliba, Kounde (Gusto 75'); Tchouameni, Rabiot; Barcola, Dembele (Doue 75'), Olise (Cherki 85'); Mbappe (Mateta 85').
Suedia: Zetterstrom; Svensson (Svanberg 82'), Stroud (Ali 66'', Lindelof, Lagerbielke, Gudmundsson; Bergvall (Zeneli 66'), Ayari (Nygren 82'); Isak (Nilsson 89'), Gyokeres, Elanga.
Në të tetën e finales, Franca do të ballafaqohet me Paraguajn, ndërsa Brazili me Norvegjinë dhe Kanada me Marokun.
Në minutën e 66-të, futbollisti nga Kosova, Besfort Zeneli, u aktivizua në radhët e Suedisë por të pa forcë ndaj Francës shumë të fortë.
Në minutën e 32-të, fat i madh për Suedinë, Mbappe nga 9-10 metra nuk ka shënuar, goditja e tij u ndal nga shtylla e poshtme e djathtë.
Pas katër minutave (36’), shtylla e poshtme e majtë aleate e Suedisë. Futbollisti Michael Olise (Francë) gjuan me volej nga 16-shi, ku topi u përplas në shtyllën e majtë. Pastaj topi shkoi deri te Ousmane Dembele (Francë) por humbi rastin ideal, gjuan mbi traversë.
Në minutën e 44-të, Olise ka dërguar një projektil nga rreth 18 metra, portieri me maje të gishtërinjve e shpëtoi portën e djathtë të poshtme duke dëbuar në korne.
Në minutën e 45-të, Kylian Mbappe futet në 16-sh, nga afërsia e pozita anash, goditi fort duke dërguar topin në shtyllën e dytë përkatësisht të majtë 1:0.
Në minutën e 53-të, Olise futbollisti më i mirë i ndeshjes, për bukuri asistoi për Bradley Barcola (Francë), i cili nga rreth 13 metra me goditje të fortë shkundi pjesën e epërme të portës së Suedisë, 2:0.
Në minutën e 71-të, Michael Olise (Francë) humb rast ideal.
Gjuajtja e tij e ulët shkon drejt këndit të poshtëm të majtë, por portieri bën pritje të mrekullueshme.
Në minutën e 74-të, Mbappe del i vetmuar dhe me mjeshtri shënoi për 3:0.
Në minutëne 89-të, Viktor Gyökeres (Suedi) humbi një rast ideal. Goditja e tij u ndal nga portieri Mike Maignan.
Kylian Mbappe së bashku me Lionel aMessin kryesojnë listën e shënuesve, secili ka shënuar nga gjashtë gola deri me tash.