Tifozes paraguaiane i ndodh incidenti i papritur gjatë festës së triumfit ndaj Gjermanisë

Futboll

Tifozes paraguaiane i ndodh incidenti i papritur gjatë festës së triumfit ndaj Gjermanisë

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 13:34
Pamje

Fitorja surprizuese e Paraguait ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës ka shkaktuar festime të mëdha në të gjithë vendin, ndërsa një moment i veçantë i një tifozeje është bërë viral në rrjetet sociale.

Paraguai eliminoi kombëtaren gjermane të drejtuar nga Julian Nagelsmann pas ekzekutimit të penalltive në fazën e 1/16-ve, duke regjistruar një nga surprizat më të mëdha të turneut.

Mes mijëra tifozëve që festuan suksesin historik ishte edhe modelja paraguajane Marisol Olmedo, e njohur për mbështetjen e saj të zjarrtë ndaj kombëtares dhe klubit Club Guaraní.

Gjatë festimeve pas kualifikimit, Olmedo përjetoi një incident të papritur me veshjen e saj, teksa emocionet e momentit dhe entuziazmi për fitoren bënë që një detaj i garderobës së saj të tërhiqte vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat