Elbasani i Ivan Gvozdenoviç nuk shkoi më shumë se barazimi 1:1 në aktin e parë ndaj BATE Borisov, duel i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Ardit Nikaj zhbllokoi i pari sfidën në minutën 45+1, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që bjellorusët barazuan shifrat në minutën e 67-të me Rusakov.
Dueli i kthimit do të luhet në datën 16 korrik në orën 19:00 në Azerbajxhan.
ELBASANI-BATE BORISOV 1:1
Nikaj 45+1′ / Rusakov 67′