U kushtoi 1 milion euro, portieri shqiptar del në stërvitje

Futboll

U kushtoi 1 milion euro, portieri shqiptar del në stërvitje

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 14:37
Amir Shaipi

Amir Shaipi është prezantuar nga Kastejon.

Portieri shqiptar do të luajë pikërisht në La Liga 2.

Kontrata e firmosur me Kastejon është 4-vjeçare.

Gardiani i përfaqësueses së Kosovës do e ketë eksperiencën e parë jashtë Zvicrës.

Për herë të fundit mbrojti pikërisht portën e Luganos. Shaipi ndërkohë është 26 vjeç.

Raportimet e para tregojnë se shuma e transferimit është 1 milion euro.

Shaipi iu bashkua sot stërvitjes me ekipin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat