Starova: Spanja më e mira, por Argjentina bën dallimin për lidhjen me kombin dhe tifozët

Futboll

Starova: Spanja më e mira, por Argjentina bën dallimin për lidhjen me kombin dhe tifozët

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 12:09
Sulejman Starova

Trajneri Sulejman Starova, foli në emisionin “Kampionët e Botës”, për finalen e Botërorit.

Starova deklaroi se lojtarët argjentinas nuk mendojnë për veten, ndërsa theksoi se në finale janë kualifikuar dy kombëtaret që e kanë merituar dhe kanë vuajtur.

“Për finalen në fillim të edicionit kishim menduar Argjentinën patjetër, Brazili dhe katër kombëtaret e Europës.

Kanë kaluar skuadrat më të mira dhe ndeshje të forta. Kemi parë një Botëror konkurrues. Shumë skuadra, është ato ndeshje që nuk do kishin interes në grupe, u bënë të bukura. Rregulli për kualifikimin e të tretave, bëri që të ishin të luftuara deri në fund.

Mendoj se në finale kanë ardhur të dyja skuadrat që e kanë merituar dhe që kanë vuajtur.

Spanja është më e mirë deri tani. Argjentina bën dallimin sepse është skuadër-komb-tifozë. Kjo kombëtare nuk ka lojtarë që mendojnë për vete, janë shumë të lidhur me publikun. Edhe pse nuk e komandon lojën, në momente vendimtare bën diferencën”, deklaroi Starova.

Finalja e Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës do të luhet më 19 korrik 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat