Valverde me mesazh të fortë: Ka ardhur koha që sërish të fitojmë tituj

Futboll

Valverde me mesazh të fortë: Ka ardhur koha që sërish të fitojmë tituj

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 20:06
Federico Valverde

Mesfushori u Real Madridit, Federico Valverde, ka thënë që ka ardhur koha që ky klub të fitojë tituj sërish.

Këto fjalë të uruguaianit erdhën pas sezonit të dështuar të Mbretërve vitin e kaluar, të cilët nuk arritën të marrin asnjë trofe.

“Është koha të fitojmë sërish trofe”, ka shkruar Valverde.

“Këtë sezon është koha të fitojmë trofe dhe t’i bëjmë madrilenët të lumtur përsëri”, ka thënë Valverde.

“Ne duam që tifozët të jenë krenarë për ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat