Kuqezinjtë japin lajmin fantastik për tifozët pak ditë para ndeshjes në Conference League

Futboll

Kuqezinjtë japin lajmin fantastik për tifozët pak ditë para ndeshjes në Conference League

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 13:44
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës do të zhvillojë të enjten ndeshjen e kthimit përballë Bravos, i vlefshëm për turin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Ky takim do të nisë prej orës 20:00 në stadiumin “Toshe Proeski”.

Pasi sfida e parë përfundoi në favor të sllovenëve në shifrat e ngushta 2-1, kuqezinjtë janë mëse të vendosur për të kryer përmbysjen e madhe në Shkup, aty ku ndajnë dhe një lajm fantastik për të gjithë tifozët që duan të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje “jetike”.

Përmes një postimi në rrjetin e tyre social, Shkëndija njofton se hyrja për ta do të jetë falas dhe me thirrjen:

“Të gjithë në stadium”, kërkojnë mbështetjen e tyre masive në mënyrë që ëndrra evropiane të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat