Kush është lojtari me problemin më të madh që u ble 5 milionë euro?

Futboll

Kush është lojtari me problemin më të madh që u ble 5 milionë euro?

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 20:34
Moussa Wague

Zërat e fundit e dërgojnë Moussa Wague tek Elbasani.

Bëhet fjalë për një mbrojtës që luan në krahun e djathtë, ndërsa është pa ekip pasi e mbylli me Panserraikos në Greqi.

27-vjeçari më parë ka luajtur me Senegalin dhe golin e vetëm e shënonte në Botërorin 2018. Asokohe u spikat nga Barcelona, që e afroi në ekipin B duke e blerë për 5 milionë euro nga Eupen në Belgjikë.

Pas debutimit me Barcelonën, karriera e tij kishte rënie. Dëmtimet e shumta ishin problemi më i madh për Wague.

Në edicionin e kaluar nuk i kaloi 400 minuta në total, ndërsa regjistroi tetë paraqitje. Ekipi i tij, Paserraikos, po ashtu ra nga kategoria.

Për Elbasanin është basti i madh. Verdheblutë presin të përfitojnë më të mirën nga shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat