Maksimov: Shkëndija më ka mbetur në kujtime të mira

Futboll

Maksimov: Shkëndija më ka mbetur në kujtime të mira

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2026 Në ora: 17:01
Maksimov

Në javën e tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut (PMFL), skuadra e Bregallnicës do të luajë derbin e madh kundër Shkëndijës nga Tetova. 

Në Shtip mbretëron një atmosferë e shkëlqyeshme pas fitores ndaj Arsimit, ndërsa këtë atmosferë e përcjell edhe Metodij Maksimov, i cili këtë verë u rikthye në fanellën e Bregallnicës.

“Shkëndija është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ndoshta e ka skuadrën më të mirë në ligë. Unë kalova një vit e gjysmë të mrekullueshëm në Tetovë dhe për këtë ekip mund të them vetëm fjalë të mira. Janë profesionistë të mëdhenj. Ishte një periudhë shumë e rëndësishme në karrierën time dhe më ndihmuan shumë për transferimin tim ndërkombëtar.

Të dielën pres një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë. Ndoshta një lehtësim i vogël për ne është fakti që ndërkohë ata po luajnë në Ligën e Konferencës dhe kanë një ndeshje të vështirë kundër Hibernianit nga Skocia.

Te ne mbretëron një atmosferë e shkëlqyer. Në dhomën e zhveshjes ka unitet, pozitivitet, shoqëri dhe një atmosferë shumë të mirë. Kjo është një plus i madh për ne në çdo ndeshje, përfshirë edhe këtë”, deklaroi Metodij Maksimov.

Ndeshja është caktuar të zhvillohet të dielën në orën 19:00, në kompleksin “Petar Milloshevski” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat