Julian Alvarez injoron Arsenalin, kjo është kërkesa e vetme e tij

Futboll

Julian Alvarez injoron Arsenalin, kjo është kërkesa e vetme e tij

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 12:39
Alvarez

Arsenali po tenton transferimin e Julian Alvarez.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se lojtari e ka injoruar interesimin nga Anglia.

Sulmuesi argjentinas preferon vetëm kalimin te Barcelona dhe këtë ia ka bërë të qartë agjentit të tij.

Sulmuesi u kishte bërë të ditur drejtuesve të Atleticos në muajin maj se ëndrra e tij ishte ta vazhdonte karrierën te Barcelona.

Për momentin, Atletico e ka bllokuar largimin e tij, ndërsa Alvarez mbetet nën kontratë me klubin deri në vitin 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat