Vedat Muriqi nuk përmbahet, shokon ekipin e njohur francez

Futboll

Vedat Muriqi nuk përmbahet, shokon ekipin e njohur francez

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 21:45
Vedat Muriqi

Fernebahce është kualifikuar në fazën grupore të Champions Leagues në futboll, pas fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Lyonit.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Fenerbahces.

Futbollisti ynë me vetëmohim të pashoq shënoi gol në minutën e 24-të. 

Goditjen e tij me kokë e ndali portieri, por topin e rikthyer e ka plasuar në rrjetë pa ndonjë telashe.

Në minutën e 28-të Brown shtoi epërsinë 0:2 ndaj Lyonit.

Vendasit ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Fofana në minutën e 60-të.

Muriqi është zëvendësuar në minutën e 80-të.

Duhet theksuar se sfida e parë në Stamboll kishte përfunduar baras (1:1) dhe Fenerbahce është kualifikuar në Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat