Henri Rrufa dhe Even Qarri nuk ia dalin që të lënë gjurmë në disiplinat respektive

Futboll

Henri Rrufa dhe Even Qarri nuk ia dalin që të lënë gjurmë në disiplinat respektive

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 15:30
Pamje nga gara

Sportistët shqiptarë kanë qenë paraditen e sotme protagonist në dy disiplina të ndryshme në Lojrat Mesdhetare të cilat po zhvillohen në Taranto.

Kështu në disiplinën e qitjes me pistoletë me ajër në distancën e 10 metrave Shqipërinë e përfaqësoi Henri Rrufa, i cili mbylli garën e tij me 544 pikë, të cilat i lejuan të renditej i 17-ti mes 19 qitësve, të cilët konkuruan.

Provë jo e mirë ishte edhe gara e Even Qarrit, i cili ishrte pjesë e Baterisë 1 në disiplinën e notit me dy pendë në distancën e 50 metrave.

Në këtë bateri Qarri përfundoi garën e tij në vendin e fundit me kohën 21.99, plot 2.97 sekonda pas liderit Ioannis Ioakeimidis (19.02). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat