Armando Broja është lënë jashtë listës së Bërnlit, që do të përballet sot(29 gusht) me Noruiç.
Broja mori minuta në tri ndeshjet e kaluara.
Sulmuesi i Kombëtares nuk la gjurmë, ndërsa në takimin e fundit të “EFL Cup” erdhi eliminimi nga Bradford.
Broja e shikon kështu veten jashtë për transfertën e javës së tretë të Championship. 24-vjeçari po kalon një periudhë mjaft të vështirë në karrierën e tij.
Gjatë kësaj kohe nuk është përjashtuar mundësia e largimit, ndërsa trajneri Niki Hajen po jep sinjale që nuk e ka në plane.