Mikel Arteta ka sugjeruar që Arsenali mund të kërkojë ende të forcojë sulmin e tij pavarësisht nënshkrimit të Viktor Gyokeresh verën e kaluar, duke thënë se ambicia e klubit do të thotë se duhet të vazhdojë të përmirësohet.
I pyetur për mundësinë e mbërritjes së një sulmuesi tjetër, Arteta tha se pritja te Arsenali është që “gjithmonë” të përmirësohet dhe “gjithmonë” të ketë më shumë, ndërsa theksoi gjithashtu cilësinë që tashmë është brenda skuadrës së tij.
Përgjigja e Artetës tregon se rekrutimi i mëtejshëm në sulm mbetet në përputhje me ambicien e klubit.
Megjithëse ai nuk identifikoi një objektiv specifik ose nuk konfirmoi se do të nënshkruajë një sulmues tjetër.