Man Utd mbyll afatin me 30 lojtarë

Futboll

Man Utd mbyll afatin me 30 lojtarë

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 13:38
Manchester United

Manchester United e ka mbyllur afatin kalimtar të verës me 30 futbollistë në ekipin e parë, pasi këtë verë afroi katër lojtarë të rinj.

“Djajtë e Kuq” nuk arritën të transferonin një mbrojtës të majtë apo një sulmues tjetër, ndërsa disa largime të planifikuara nga klubi gjithashtu nuk u realizuan.

Trajneri Michael Carrick do të ketë kështu në dispozicion një skuadër të gjerë për sezonin e ri.

Portierë: Senne Lammens, Karl Darlow, Tom Heaton, Dermot Mee.

Mbrojtës: Harry Amass, Patrick Dorgu, Diogo Dalot, Matthijs de Ligt, Ayden Heaven, Harry Maguire, Lisandro Martinez, Noussair Mazraoui, Luke Shaw, Leny Yoro.

Mesfushorë: Carlos Baleba, Bruno Fernandes, Jack Fletcher, Tyler Fletcher, Kobbie Mainoo, Mason Mount, Andrey Santos, Youri Tielemans, Manuel Ugarte.

Sulmues: Matheus Cunha, Amad, Shea Lacey, Bryan Mbeumo, Marcus Rashford, Benjamin Sesko, Joshua Zirkzee.

United hyn në sezonin e ri me një grup të madh lojtarësh, por me disa prej pozicioneve të synuara nga klubi që mbeten ende pa përforcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat