5.5 miliardë euro të shpenzuara këtë verë

Futboll

5.5 miliardë euro të shpenzuara këtë verë

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Fushata e blerjeve të verës nga klubet e pasura të Premier League ka shënuar një rekord.

Kulmi ishte firma e mesfushorit Enzo Fernandez, për të cilin Manchester City pagoi 125 milionë stërlina te Chelsea.

Futbollisti argjentinas bëhet kështu një nga më të shtrenjtët në histori. Lëvizja e Fernandez ishte më e rëndësishmja e këtij sesioni të merkatos, gjatë të cilit skuadrat e Premier League kanë shpenzuar në total rreth 4.7 miliardë stërlina (5.5 miliardë euro).

Kontratat e firmosura për të drejtat televizive kombëtare dhe ndërkombëtare u japin klubeve angleze një fuqi blerëse të jashtëzakonshme.

City ka konfirmuar blerjen e Iliman Ndiaye për 70 milionë euro dhe ka dhënë në huazim Jack Grealish tek Everton. Vetëm për blerjet e lojtarëve të rinj shpenzimet e këtij klubi në këtë sesion merkatoje i kalojnë 518 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat