Rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

Futboll

Rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 19:59
Broja

Bërnli vendosi të shiste Zian Fleming tek Ipsuiç në Premier Ligë.

Rrjedhimisht duke u larguar sulmuesi kryesor, për Armando Brojën ka më tepër hapësirë.

Broja ishte në tribunë në sfidën e kaluar me Noruiç në Championship. Sa i përket përballjet së sotme me Middlesbrough, bie në sy se Broja ndodhet në stol. Këto janë edhe efektet e para nga shitja e Fleming.

Ndeshja ndërkohë ka vlerë për javën e katërt. Broja duhet të tregojë veten gjatë kësaj kohe, ndërsa duket se do të ketë sërish mundësinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat