Atalanta është mposhtur në shtëpi përballë Cagliarit, në sfidën e vlefshme për javën e 4-të të Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “New Balance Arena”, përfundoi 1:2 në favor të miqve.
Mendy shënoi të parin në minutën e 19-të, përpara se Scamacca të hapte “llogaritë” në të 41-tën. Në pjesën e dytë, djali i ikonës Paolo Maldini, Daniele rikthen epërsinë për të tijët në minutën e 61-të nga pika e bardhë, gol që rezulton dhe vendimtar për fitore.
Me rezultatin 1-2, Atalanta mbetet e 9-ta në klasifikim në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Cagliari ngjitet në renditje duke marrë vendin e 4-të me 9 pikë, një më sipër se Milani që barazoi 2-2 me Lazion.