Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të përballet me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në emisionin “Ora Shtatë”, u diskutua edhe një detaj interesant për këtë ballafaqim.
Gazetarja Erblina Okrashtica bëri të ditur se Kombëtarja e Irlandës ka një lojtar shqiptar.
“Rocco Vata është djali i Rudi Vatës i cili që ka përfaqësuar Shqipërinë nga 1990 deri më 2001”, tha ajo.