Ronaldo: Numri 1000 nuk më ngarkon, por e di që mundem dhe do të arrij deri te ai

Futboll

Ronaldo: Numri 1000 nuk më ngarkon, por e di që mundem dhe do të arrij deri te ai

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 16:16
Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk e fsheh se dëshiron të arrijë shifrën e jashtëzakonshme prej 1.000 golash në karrierë. Veçanërisht do të dëshironte që golin jubilar ta shënonte me fanellën e kombëtares së Portugalisë.

Ronaldo aktualisht ka shënuar 979 gola.

Kur u pyet nëse do të preferonte ta shënonte golin e 1.000-të për Portugalinë apo për klubin e tij Al-Nassr, ai nuk pati asnjë dilemë:

“E dini përgjigjen, apo jo? Për kombëtaren, sigurisht.

Siç tha trajneri i kombëtares para disa ditësh, kjo do të ishte si qershia mbi tortë. Të shënosh golin e 1.000-të për kombëtaren do të ishte kulmi i gjithçkaje. Edhe një histori e bukur.

Kjo nuk do të ishte fundi përfundimtar, por do të ishte një histori e bukur.

E kam pranuar tashmë se dua të arrij 1.000 gola dhe do ta bëj këtë. Nuk është obsesion.

Unë kurrë nuk bëj diçka nga obsesioni, sepse kur bën diçka në mënyrë obsesive, zakonisht gjërat nuk dalin ashtu siç dëshiron.”, deklaroi Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat