“Ekspertët” japin verdiktin me rezultate fikse

Futboll

“Ekspertët” japin verdiktin me rezultate fikse

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 19:47
Parashikimet

Nga fitorja e bujshme e Barcelonës te “fati” i AEK-ut të Stavro Pilo në Manchester, “ekspertët” japin verdiktin me rezultate fikse!

Mbrëmjen e sotme, prej orës 21:00, janë programuar për t’u luajtur 7 sfida në Champions League, faza e grupeve. Gjiganti i parashikimeve të ndeshjeve “Forebet” ka dhënë “verdiktin” me rezultatet fikse.

Sipas parashikuesit të mësipërm, Barcelona fiton 2 – 1 në Paris kundër kampionëve të PSG-së. AEK-u i Stavro Pilo nuk pritet të ketë asnjë shans karshi Manchester City-t të Haaland, 3 – 0 për “Qytetarët”.

Sipas kësaj “lupë”, Atletico fiton 2 – 1 ndaj Stuttgartit në Gjermani, Roma mposht 3 – 1 Slavias e Pragës, Napoli “thyen” 2 – 1 Bodo/Glimt, kurse Porto triumfon 2 – 1 kundrejt PSV-së. Tashmë, fusha do të japë “përgjigjen” finale për këtë përballje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat