Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli i Barcelonës e arriti mbrëmë shifrën e 200 ndeshjeve si futbollist profesionist, në moshën vetëm 19-vjeçare.
Këtë rekord, talenti spanjoll e preku në përballjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, duke e konfirmuar ngritjen e tij të jashtëzakonshme në futbollin elitar.
Nga 200 ndeshjet e zhvilluara, 163 janë me fanellën e Barcelonës, ndërsa 37 me përfaqësuesen e Spanjës.
Shifrat e dëshmojnë rëndësinë që Yamal ka fituar brenda një kohe të shkurtër, si te klubi katalanas, ashtu edhe te kombëtarja spanjolle.
Në një moshë kur shumë futbollistë janë ende në hapat e parë të karrierës, Yamal tashmë është një prej emrave kryesorë të Barcelonës dhe një nga talentet më të spikatur të futbollit botëror.
Ai e shënoi një gol të bukur pas një depërtimi individual mbrëmë, por ky gol ishte i pamjaftueshëm pasi Barça u mposht 2:4 nga kampionët e Evropës në Paris.