Bruno Fernandes i zemëruar pas debaklit: Trajneri le të tregojë vetë nëse gaboi

Futboll

Bruno Fernandes i zemëruar pas debaklit: Trajneri le të tregojë vetë nëse gaboi

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 22:24
Michael Carrick e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, nuk e ka fshehur zemërimin pas humbjes së rëndë 4:1 ndaj Comos në Ligën e Kampionëve, duke vënë në pikëpyetje edhe vendimet taktike të trajnerit Michael Carrick.

Pas përfundimit të ndeshjes, Fernandes foli hapur për pakënaqësinë e tij me lojën e skuadrës dhe mënyrën se si ishte përgatitur taktikisht përballja.

“Jam i zemëruar. Nuk jam i kënaqur me atë që pashë. Por, kur i jep një skuadre të tillë hapësirë, i rritet vetëbesimi.

Le të tregojë trajneri vetë nëse ka gabuar, nuk më takon mua ta them këtë”, deklaroi Fernandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat